Ceremonia e varrimit të Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës, do të mbahet nesër.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi ngushëllues të publikuar në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, me fillim nga ora 12:00, në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.
Jahja Mustafa vdiq sot, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Para disa ditësh, Cali i kishte kërkuar Speciales që ta vizitonte babain e tij, por nuk ishte lejuar që ta vizitonte.
Me këtë rast, OVL-UÇK, ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e një vizite humanitare.
