Nesër i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit që u vra mbrëmë në Prishtinë

Nesër i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit që u vra mbrëmë në Prishtinë

Liridona Murseli, bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës,  Behgjet Pacolli, ka mbetur e vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Familjarët kanë bërë të ditur se të ndjerës do t’i jepet lamtumira e fundit nesër.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.

Kujtojmë se Liridona dyshohet se mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë, pasi ajo dhe familja e saj u përballën fillimisht me disa grabitës. Të njëjtit më pas kanë shtënë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Related Articles