Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit nesër do të organizojnë një protestë, duke filluar nga ora 12:05.
Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të Shkupit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.
Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.