Nesër mbahet seancë, votohet në lexim të dytë projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar

Nesër mbahet seancë, votohet në lexim të dytë projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Enigma.

Në një njoftim për media është bërë i ditur rendi i ditës, ku ndër të tjera thuhet se do të votohen disa projektligje – siç është edhe ai për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në IML dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
5.    Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
6.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
8.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
10.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
13.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
14.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
15.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
16.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
17.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
19. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,
20. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
21. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,
22. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
25. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
26. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
27. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, 
28. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
29. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
30. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
31. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
32. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Related Articles