Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër me fillim në ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Rendi i ditës:

I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:

 1.   Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
  4. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
  5. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,​

   III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Articles