Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 29 tetor.
Në njoftim bëhet e ditur se kjo do të përfundojë më 4 nëntor të këtij viti,
“Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile, në ditën e zgjedhjeve, më 9 nëntor 2025”, thuhet në njoftim.
