“Nesër nuk ka ndryshime” – Berisha deklarohet për seancën konstituive të Kuvendit

“Nesër nuk ka ndryshime” – Berisha deklarohet për seancën konstituive të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, ka shpalosur qëndrimet e tij dhe të partisë që ai drejton për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se nuk do të ishte mirë të shkohet në këtë formë pa ndonjë marrëveshje mes partive politike.

“Nuk pres diçka më ndryshe nuk ka ndonjë lëvizje që ka ndonjë ndryshim, sepse do të isha i informuar. Mendoj që është ofendim për vendin që të paktën konsolidimin e Kuvendit të Kosovës ta bëjmë”, tha Berisha në “DPT te Fidani”.

Berisha ka deklaruar tutje se nëse janë vendimtar që të vendosin ata e votojmë, s’do të ishin pengesa.

“Ministri të linjës të pushtetit lokal për shkak se mundemi me i pasë komunat në komunikim, nëse kthehet ministria e punës dhe çështjes sociale, ministria e arsimit poashtu është e rëndësishme, jemi të gatshëm edhe për atë. Relacioni mes nesh është i mirë, në të kaluarën ka qenë një hendek mes neve, nëse jemi vendimtar që të vendosim ne e votojmë, s’do të jemi pengesa, e votojmë qeverinë por nuk do të jemi pjesë e saj”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles