Nesër nga ora 12:00 do të protestohet përpara menaxhmentit të minierës “Trepça” në hyrje të qytetit të Mitrovicës.
Kjo u bë e ditur përmes një pankarte që është vendosur në sheshin e Mitrovicës, ku thuhet se është koha që t’i thuhet stop padrejtësive ndaj minatorëve.
“Ata ishin ndër të parët që i thanë stop padrejtësive ndaj shqiptarëve, prandaj është koha jonë të themi stop padrejtësive ndaj minatorëve. Minatorë, Kosova është e juaja e ne jemi me ju”, thuhet ndër të tjera në pankartë.
Kujtojmë se që nga dje, minatorët e “Trepçës” janë në grevë, ku po kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore.