Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit

Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë nesër, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademaj thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohen dy vite që nga vrasja e saj,

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.

Nesër në seancë pritet të jetë prezent edhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli. 

Related Articles