Nesër zgjedhjet parlamentare, për kë do të votoni?

Nesër zgjedhjet parlamentare, për kë do të votoni?

Republika e Kosovës, nesër (9 shkurt), mban zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Në garë kryesore për të qeverisur për katër vitet e ardhshme janë Lëvzija Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike (PDK), Lidhja Demokratike (LDK) dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë – Nisma (AAK).

Zgjedhjet vijnë pas një mandati katër-vjeçar të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

LVV sërish ka vendosur t’i hyjë garës me Kurtin, ndërkohë që PDK-ja e Memli Krasniqit në garë për kryeministër ka vënë Bedri Hamzën.

Për LDK-në garon kryetari i kësaj partie, Lumir Abidixhiku, ndërsa për AAK-në Ramush Haradinaj.

Kutitë e votimit pritet të hapen në ora 7 të mëngjesit dhe të mbyllen në ora 19:00.

Rezultatet preliminare pritet të publikohen disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. /Gazeta Enigma

Related Articles