Ish-mbrojtësi i Italisë, Alessandro Nesta pranon se ai preferon një punë si trajner në Mayor League Soccer (MLS) sesa në Itali dhe është i bindur se Milani mund ta fitojë titullin.
Në mars, fituesi i Kupës së Botës të Italisë më 2006 u kthye në SHBA pasi u shkarkua nga skuadra e Serie B, Frosinone.
45-vjeçari e filloi karrierën e tij si trajner në Miami FC përpara se të transferohej në Perugia dhe Frosinone, teksa ka treguar se ku preferon të punojë.
“Do të doja të kombinoja punën dhe familjen, kështu që të qëndroja në SHBA do të ishte ideale. Kam kaluar tre vjet pa gruan dhe fëmijët e mi dhe tani po e kompensoj atë”, ka thënë fillimisht Nesta për La Gazzetta dello Sport.
“Megjithatë, është më e vështirë të gjesh një punë në MLS sesa në Itali. Ata zgjedhin trajnerë nga e gjithë bota, ka më shumë konkurrencë. Në Itali ka shumë presion, duhet të menaxhosh çdo aspekt, nga fusha te rrjetet sociale”.
“Jam mësuar me këtë, por kushdo që zgjedh këtë punë është budalla”./Gazeta Enigma/