Aeroplani zyrtar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u nis nga Aeroporti Ben-Gurion të premten në mëngjes, në kohën kur Izraeli ndërmori sulme ndaj zonave ushtarake dhe bërthamore të Iranit, raportuan mediat izraelite
Sipas The Jerusalem Post, avioni që përdoret për udhëtime zyrtare nga kryeministri Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog fluturoi drejt Athinës, në mes të shqetësimeve për një sulm të mundshëm hakmarrës nga Irani.
Largimi i aeroplanit ndodhi vetëm pak para se zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit të konfirmonte se Irani kishte lëshuar rreth 100 dronë drejt territorit izraelit, në atë që u cilësua si një përgjigje ndaj veprimeve izraelite.