Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmet e Izraelit ndaj objektivave bërthamore iraniane kanë penguar ndjeshëm programin e Iranit.
Ai tha në një konferencë për shtyp se sulmet kanë kthyer mbrapsht zhvillimin bërthamor “pas një kohe shumë të gjatë” dhe theksoi se Izraeli ka objektiva të qarta për trajtim rrënjësor të kërcënimit.
Netanyahu tha se Izraeli ka goditur objektet kryesore në Natanz, Isfahan dhe Fordow, si dhe shkencëtarë të përfshirë në programin bërthamor iranian, ndërsa shkalla e dëmit tashmë është e dukshme në analiza dhe imazhe satelitore.
Ai shprehu optimizmin për fitoren në konfliktin me Iranin, duke theksuar se Izraeli po kontrollon hapësirën ajrore iraniane dhe po eliminon kërcënimin.
Kryeministri po ashtu njoftoi se Izraeli është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe ka kontakte pothuajse të përditshme me presidentin Donald Trump.
Ai vlerësoi ndihmën amerikane në kapjen e raketave dhe dronëve iranianë, duke shtuar se veprimet izraelite do të jenë në përputhje me vullnetin e Uashingtonit.