Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk po kërkon të pushtojë, sundojë apo qeverisë Gazën pas luftës kundër Hamasit, por se do të nevojitet një “forcë e besueshme” për të hyrë në territorin palestinez për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve militante.
Netanyahu sugjeroi në fillim të kësaj jave se Izraeli do të ishte përgjegjës për sigurinë e Gazës për një kohë të pacaktuar, raporton Guardian.
“Ne nuk duam të pushtojmë Gazën, nuk duam të pushtojmë Gazën dhe nuk duam të qeverisim Gazën”, tha kryeministri izraelit në një intervistë për Fox News.
Netanyahu tha se një qeveri civile do të duhej të formohej në territor, por se Izraeli do të siguronte që sulmet e Hamasit që nga 7 tetori të mos përsëriten.
“Pra, ne duhet të kemi një forcë të besueshme që, nëse është e nevojshme, do të hyjë në Gaza dhe do të likuidojë vrasësit. Sepse në këtë mënyrë ne do të parandalojmë rishfaqjen e një organizate si Hamasi”, tha Netanyahu.