Netanyahu: Ka shumë shenja që tregojnë se Ajetollahu nuk është më gjallë

Netanyahu: Ka shumë shenja që tregojnë se Ajetollahu nuk është më gjallë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një adresim iu drejtua popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’i ndihmojnë ata “të çlirohen nga tirania”.

Ai thotë se ata kanë një “shans që vjen një herë në një brez” për të përmbysur regjimin iranian.
“Dilni në rrugë masivisht” dhe “kryejeni punën”, thotë ai.

“Është koha e duhur që të bashkoheni” dhe “të bashkoheni për një mision historik”, tha Netanyahu.

Netanyahu foli edhe për sulmin në kompleksin e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në Teheran.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën në mbrëmje se “ka shumë shenja” që udhëheqësi suprem i Iranit “nuk është më me ne”, ndërsa nuk tha përfundimisht se ai është vrarë.

Related Articles