Netanyahu: Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, armëpushimi do të ndërpritet

Netanyahu: Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet deri të shtunën, armëpushimi do të ndërpritet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu së fundmi është shprehur se armëpushimi në Gaza do të përfundojë nëse Hamasi nuk i kthen pengjet izraelite deri të shtunën në mesditë.

Ai paralajmëroi për një rikthim në “luftime intensive” nëse pengjet nuk lirohen.

Në anën tjetër, nga Hamasi kanë thënë se do të shtyjë lirimin e planifikuar të pengjeve izraelite, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

Netanyahu e bëri njoftimin pas një “diskutimi të thellë katërorësh në kabinetin politik të sigurisë”, raporton Skyneës, transmeton Gazeta Enigma.

Ai tha se kabineti “shprehu zemërim për situatën tronditëse të tre pengjeve izraelite që u liruan të shtunën e kaluar”.

Netanyahu theksoi se kabineti miratoi një marrëveshje unanime: “Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë – armëpushimi do të ndërpritet dhe forcat izraelite do t’i kthehen luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”. /Gazeta Enigma

Related Articles