Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane ndaj qyteteve Arad dhe Dimona.

Dhjetëra persona u plagosën në sulme, të cilat shkaktuan zjarre dhe dëmtime të shumta në ndërtesa, raporton Sky News.

Kryeministri izraelit tha se kishte biseduar me udhëheqës lokalë dhe se ishte “i vendosur të vazhdojë të godasë armiqtë tanë në të gjitha frontet”.

Në një përditësim, shërbimi izraelit i ambulancës njoftoi se po trajtonte mbi 64 pacientë në Arad – shtatë prej të cilëve janë të plagosur rëndë.

Related Articles