Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë përgjegjës Xhihadin Islamik (ISIS) për sulmin në një spital në Gaza të Palestinës.
Netanyahu këtë e ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’, duke shtuar se kjo raketa goditi spitalin si pasojë e dështimit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Analiza e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit”, thotë Netanyahu.
“Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e raketës që goditi spitalin në Gaza pas dështimit”, deklaroi më tej ai.
Nga kjo raketë, mbetën të vrarë përreth 500 palestinez. /