UEFA e ka njoftuar kombëtaren e Gjermanisë që Manuel Neuer nuk do të gjobitet.
Portieri i Bayernit barti shiritin e kapitenit, me ngjyrat e ylberit duke simbolizuar përkrahje për komunitetin LGBT. UEFA kishte hapur hetim rreth këtij rasti, por sot Federata e Gjermanisë është njoftuar se nuk do të ketë sanksione.
“Bartja e shiritit është simbol i diversitetit dhe është bërë me qëllim të mirë” shkruhet në letrën e UEFA-s.