Neuropsikiatri Afrim Blyta i ka kritikuar “liderët” e Kosovës për situatën e krijuar në vend.
Ai ka thënë se me përvojën e tij është mundur t’i kuptojë sjelljet e tyre, por sipas tij, nuk ka vend në të cilin ata mund të kategorizohen, njofton Klan Kosova.
“Ndoshta po pyetni pse ‘lider’, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontroll të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni”.
“Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontroll të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontroll të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake”.
Blyta shton se liderët janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm.
“Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider”.