Neutralizohet i dënuari përjetë që trazoi burgun e Peqinit – vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër

Neutralizohet i dënuari përjetë që trazoi burgun e Peqinit – vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër

I burgosuri me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, dyshohet se e ka vrarë një të burgosur dhe e ka plagosur një tjetër.

Sipas A2 CNN, për gati një orë, Mjaçaj shkaktoi trazira në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, por më pas është neutralizuar.

Në vendngjarje kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve dhe Forcat RENEA.

Ndërsa më herët, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, njoftoi se ka firmosur urdhrin që i dënuari Sokol Mjaçaj të izolohet në regjimin 41-bis.

Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut një gazetare të TCH.

Gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqen. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë. Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”.

Related Articles