Newille: Unitedi e transferoi Ronaldon vetëm sa për t’ua mbyllur gojën tifozëve

Newille: Unitedi e transferoi Ronaldon vetëm sa për t’ua mbyllur gojën tifozëve

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Gary Neville, konsideron se klubi e transferoi Cristiano Ronaldon nga Juventusi vetëm sa për “t’ua mbyllur gojën” tifozëve dhe nuk e ka ndryshuar qëndrimin e se Djajtë e Kuq nuk janë konkurrentë për titull.

Superylli portugez u largua nga Zonja e Vjetër pas tri sezonesh duke u kthyer në Old Trafford, ku edhe ishte bërë i njohur botërisht.

Pas ekzaminimeve mjekësore që do t’i bëjë në Portugali, 36-vjeçari do ta nënshkruajë kontratën, mirëpo nuk do t’i bashkohet skuadrës deri pas ndeshjeve të përfaqësueseve.

“Glazers e kanë bërë atë që e bëjnë zakonisht kur janë nën presion. Bëjnë dy apo tri transferime dhe në parim, kështu ua mbyll njerëzve gojën”.

“Mendoj se ka probleme më të thella te Unitedi. Ata nuk mund ta lejonin Ronaldon që të shkonte te Manchester City…”. https://www.instagram.com/p/CTIQ2CAi3Iq/?utm_source=ig_web_copy_link

“Duhej të ndërhynin, pavarësisht nëse ose jo, është tjetër çështje. Asnjë tifoz i Man United nuk mund të ankohet me tre lojtarët që i kanë marrë këtë verë”, ka thënë Neville për Sky Sports UK.

Kujtojmë që pos Ronaldos, Unitedi i ka transferuar edhe Jadon Sancho dhe Raphael Varane në këtë afat kalimtar.

Ndërsa Neville ka thënë në Monday Night Football se renditja e sivjetme në Ligën Premier do të jetë: Manchester City, Chelsea dhe pastaj Manchester United, dhe nuk e ka ndërruar këtë parashikim.

Related Articles