New York Times gjen devijime për Kosovën tek autori i biografisë së re të Putinit

New York Times gjen devijime për Kosovën tek autori i biografisë së re të Putinit

Një libër biografik që i dedikohet presidentit rus, Vladimir Putin, është publikuar së fundi nga Philip Short, gazetar britanik i cili ka punuar 25 vjet për BBC.



Libri titullohet ”Putin, his Life and Times” (Putin, jeta e tij dhe koha),  megjithatë pikëpamja e prezantuar në këtë libër, ka hasur në kritikë të gazetës prestigjioze amerikane ”New York Times”.

Ndër pjesët e devijuara nga autori në këtë libër është edhe Kosova.

”Më të diskutueshme mund të jenë disa nga përfundimet e tij në të cilat ai miraton pikëpamjen ruse. Ai e barazon aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Putini me mbështetjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, duke i hedhur poshtë dallimet mes të dyjave si “nuanca”. Në të vërtetë, Kosova është një nga “tri mëkatet kryesore të Perëndimit” në sytë e Putinit “që kishte shkatërruar shpresat e të dyja palëve për të ndërtuar një botë më të mirë, më paqësore pas rënies së Bashkimit Sovjetik”. Çdo zemërim rus krahasohet me ndonjë pabesi perëndimore”.

Tutje shfaqen kritika referuar pjesës së luftës në Ukrainë, dhe jo vetëm.

”Rrëfimi i Short bie në një kohë perfekte dhe fatkeqësisht pikërisht atëherë kur ne kemi më shumë nevojë të kuptojmë Putinin, por humbet kapitulli që mund të përcaktojë ende vendin e tij në histori. Pushtimi i Ukrainës nuk ndodh deri në faqen 656 të një teksti 672 faqesh, pasi konflikti shpërtheu pikërisht kur Short po përfundonte tetë vjet kërkime për Putinin. I tillë është rreziku i shkrimit të biografive të figurave që janë ende gjallë dhe nuk kanë mbaruar së shkruari historitë e tyre”.

Related Articles