New Yorku shpall gjendje emergjente pas goditjes nga stuhia “Ida”

New Yorku shpall gjendje emergjente pas goditjes nga stuhia “Ida”

Emergjencë shtetërore është shpallur në New York pasi vendi është goditur nga një shi i rrëmbyeshëm duke shkaktuar vërshime si pasojë e stuhisë tropikale Ida.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti po përballet me “ngjarje historike të motit dhe përmbytje brutale dhe kushte të rrezikshme në rrugë”.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan stacione të trenit të mbushura me ujë, shtëpi e rrugë të përmbytura nga uji.

New Jersey gjithashtu shpalli emergjencë dhe raportoi të paktën një të vdekur.

Një person u mbyt në Passaic në New Jersey dhe u shkatërruan nëntë shtëpi.

Related Articles