Neymar mbeti i frustruar pasi u godit në kokë nga një pako me kokoshka të hedhura nga një tifoz, pas barazimit të Brazilit në kualifikimet e Kupës së Botës me Venezuelën.
Brazili ishte në rrugën e duhur për të bërë tri fitore nga tre në rrugën për në Kupën e Botës 2026, por u detyrua të kënaqej me vetëm një pikë pas golit spektakolar të Eduard Bello i cili shënoi një gol mjaft të bukur me gërshërë.
Ky barazim do të thotë se Brazili ka rënë në vendin e dytë në tabelë me dy pikë më pak se rivali Argjentina.
Fishkëllima dhe tallje u dëgjuan kur lojtarët e Brazilit po largoheshin nga fusha, me sulmuesin e Al-Hilal, Neymar, që më pas u godit nga pako kokoshkash, e hedhur nga një tifoz.
Neymar ishte gati të hynte në tunel, por ndaloi dhe shikoi lart në tribunë për të gjetur tifozin që e sulmoi.
Ndërsa shokët e tij të skuadrës përpiqeshin ta drejtonin në dhomën e zhveshjes, Neymar shihet duke i bërtitur dikujt në tribunë përpara se të merrte rrugën në tunel ndërsa bëntë me gisht në drejtim të tifozit.
Neymar, i cili u transferua në Arabinë Saudite nga Paris Saint-Germain në një marrëveshje prej 77 milionë eurosh në gusht, nuk u kursye nga kritikat pavarësisht se asistoi në golin e Gabriel Magalhaes të Arsenalit.
Por pasi ata shpërdoruan disa raste të mira dhe Vinicius Junior me një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, veprimi akrobatik i Eduard Bellos i dha Venezuelës një barazim.
Kjo ishte hera e parë që Brazili ka dështuar të mposht Venezuelën në shtëpi dhe kjo sfidë i dha fund një serie fitoresh prej 15 ndeshjesh në shtëpi në kualifikimet e Kupës së Botës, që daton që nga viti 2015.
EITA! O QUE FOI ISSO? JOGARAM PIPOCA NO NEYMAR E ELE FICOU REVOLTADO! MANDOU O TORCEDOR PRA AQUELE LUGAR! ⚠️🚨 Alerta de clima muito tenso na Arena Pantanal! Pqp! O que aconteceu? O camisa 10 ficou muito bravo! 🤬🤬🤬 pic.twitter.com/49XtPfHZG5— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) October 13, 2023