Leo Messi ka zbarkuar në Parisi dhe aventura e re me klubin tashmë ka filluar.
Lojtari ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti tifozët që ishin në aeroport, ndërsa tashmë është rrugës për të kryer testet mjekësore.
Messi do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës.
⏳ pic.twitter.com/yoO7OIBmlk— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 10, 2021
Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht te PSG, ishte gati për t’ia dorëzuar.
Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”.