Neymar ia ofroi numrin 10-të Leo Messit, argjentinasi iu përgjigj menjëherë duke e refuzuar

Neymar ia ofroi numrin 10-të Leo Messit, argjentinasi iu përgjigj menjëherë duke e refuzuar

Leo Messi ka zbarkuar në Parisi dhe aventura e re me klubin tashmë ka filluar.

Lojtari ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti tifozët që ishin në aeroport, ndërsa tashmë është rrugës për të kryer testet mjekësore.

Messi do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës.

Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht te PSG, ishte gati për t’ia dorëzuar.

Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”.

Ylli  argjentinas do të preferojë njërin mes numrave 19 dhe 30, që i ka përdorur në vitet e para si futbollist i Barcelonës. 

Related Articles