PSG-ja është në kaos dhe Neymar në qendër të një skandali. Në Paris, eliminimi nga Liga e Kampioneve dhe Kupa e Francës, por edhe disfata e rëndë me Monakon kanë lënë shenjën e tyre.
Sipas informacioneve të “RMC Sport”, sulmuesi brazilian këto kohët e fundit është paraqitur shpesh në qendrën stërvitore i dehur, duke mos qenë në gjendje për t’u stërvitur normalisht me shokët e skuadrës.
Kjo situatë ka lënë të shokuar drejtuesit e klubit dhe flitet për një krisje totale të raporteve të tyre me futbollistin, por edhe mes shokëve në dhomën e zhveshjes.
Bashkë me zhgënjimin për Lionel Messin, paraqitjet e të cilit në Paris deri tani kanë qenë shumë më poshtë pritshmërive, përveç të tjerave, Neymar konsiderohet nga ambienti i klubit si fajtori kryesor i negativitetit të sezonit të klubit francez.