Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka thënë se negociatat për rinovimin e kontratës së shpejti do të arrijnë në një përfundim të mirë për të dy palët.
Braziliani ka kontratë deri më 2022 dhe ende nuk e ka hedhur të ‘zezën mbi të bardhë’, teksa frika ekziston se ai mund të largohet nga “Parc des Princes”. Por, Neymar thotë se është i lumtur në Paris dhe se nuk është duke e menduar lëvizjen.
“Ne jemi në bisedime me PSG. Nuk po nga ngutet për asgjë”, tha ish-lojtari i Santos dhe Barcelonës të martën. “Gjithçka është gati e zgjidhur. Ndihem i qetë. Ndihem vërtet shumë i lumtur këtu në PSG. Sa i përket tifozëve, kjo është ajo që mezi po pres më shumë, që ata të kthehen në stadium. Shpresoj që ata të mbështesin të gjithë lojtarët, dhe të jenë atje për të na inkurajuar”, ka thene ai ne nje deklarate per RMS Sport.