Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një deklaratë për media ka thënë se nga 1 janari, tatimi në pronë do të rritet 200 për qind, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Hamza u shpreh se kjo do të bëhet barrë shtesë për bizneset.
“Ligji për tatimin në pronë hyn në fuqi në janar të vitit të ardhshëm, ka pasë me hy në fuqi në janar të vitit aktual, por për shkak se ka qenë vit zgjedhor, është prolonguar edhe për një vit. Kur të hyn në fuqi, sidomos për pronat komerciale, do të rritet tatimi në pronë për 200 për qind më shumë, nga 1 janari dhe kjo do të jetë një barrë shtesë për bizneset dhe po prishet klima e të bërit biznes”, tha ai në “Rubikon”.
Hamza tha se ka premtuar që ky ligj nuk do të amandamentohet dhe nuk do të hyjë në fuqi me këto norma. “Kemi premtuar dhe i qëndroj kësaj që ky ligj do të amandamentohet dhe nuk do të hyjë në fuqi me këto norma të reja të cilat janë barrë për bizneset”, u shpreh Hamza.
