Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se nga data 14 qershor, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës, shkruan Enigma.
Shala thotë se është e habitshme se si menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur këtë çështje.
“Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjitshme për sigurinë në minierë”, ka shkruar ndër të tjera Shala.