Nga 44 milionë banorë vetëm 752 mijë janë vaksinuar në Ukrainë

Nga 44 milionë banorë vetëm 752 mijë janë vaksinuar në Ukrainë

Ukraina ka nënshkruar kontratën me Pfizer për 10 milion doza të vaksinave kundër COVID-it duke e quar numrin e dozave në 20 milion. Zyra e Presidentit të Ukrainës e ka konfirmuar nënshkrimin  kontratës.

“Kemi nënshkruar kontratën.  Do t’i kemi 20 milion të vaksinave” është thënë në përgjigjen e Zyrës.

Ukraina gjithashtu është duke shikuar mundësinë që të sigurojë vaksina nga  AstraZeneca dhe nga Kina dhe nga programi global i COVAX.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total 752 mijë e 293 ukrainas kanë marr dozën e parë të vaksinave.

Ky shtet i cili llogaritet  një popullsi prej 44 milion ka shënuar 2 milion të infektimeve me COVID-19 dhe 44 mijë e 436 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Transmeton Enigma

Related Articles