Duke filluar nga data 5 maj 2025, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës dhe që planifikojnë të vizitojnë Shtetin e Izraelit për qëllime turistike, do të përfshihen në listën izraelite të vendeve të përjashtuara nga viza.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamar Ziv.
Megjithatë, para udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës do të duhet të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim), një proces i domosdoshëm për të hyrë në Izrael.
Aplikimi për ETA-IL duhet të bëhet të paktën 72 orë para nisjes së udhëtimit.
ETA-IL e miratuar lejon qëndrimin në Izrael deri në 90 ditë për çdo vizitë.