I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i renditi nëpër vendet e tyre 110 kandidatët për deputetë, në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Hykmete Bajramin e renditi para Doarsa Kica Xhelilit, një ndryshim nga zgjedhjet e kaluara.
Ndërkohë, ankesa pati nga Agim Veliu, i cili kritikoi Abdixhikun për mospërfshirjen e tij në listë, duke e quajtur këtë “një padrejtësi të pashembullt”.
Lista e LDK-së po ashtu është pasuruar nga tetë kandidatë që ishin në garë për kryetar komunash muajin e kaluar, e që e humbë garën.
Ata janë:
Xhafer Gashi, Ekrem Hyseni, Driton Selmanaj, Ardian Shala, Arbër Ismajli, Besnik Osmani, Shefqet Shehu, Kastriot Shabani.

