Nga java e ardhshme mot me shi e temperatura të ulëta

Nga java e ardhshme mot me shi e temperatura të ulëta

Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Meteorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media, në të cilin tha se vranësirat do ta përshkojnë javën. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Të hënën, mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të martën, mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Cerlsius.

Të mërkurën, mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten, mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa masksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale. 

Related Articles