Si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur një person derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Tranziti i Vjetër në Prizren.
Siç thuhet tutje në raport, lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës.
“Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës”, thuhet në raport.