Nga Mike Tyson tek Lewis, parashikimet e botës së boksit për super meçin Fury – Usyk

Nga Mike Tyson tek Lewis, parashikimet e botës së boksit për super meçin Fury – Usyk

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda.

Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës 23:50 dhe njëkohësisht po cilësohet si meçi i shekullit.

Më poshtë gjeni parashikmet dhe komentet e boksierëve dhe ish boksierëve më elitarë në botë në lidhje me këtë meç.

ANTHONY JOSHUA: Unë kam luftuar Usykun kështu që mund të flas vetëm për atë që kam përjetuar me të. Unë kurrë nuk kam luftuar Furyn, kështu që nuk mund të flas se si është të përballesh me të. Duke folur vetëm për atë që di, më duhet të them se Usyk do të jetë fitimtar. PARASHIKIMI: OLEKSANDR USYK

DAVID HAYE: Unë mendoj se Usyk do të duket se ka fituar, por do të jetë një barazim; dy gjyqtarë do ta kenë barazim dhe një për Usyk. Mund të jetë shumë e vështirë për të vendosur, mund të ketë shumë diskutume dhe mund të bëhet rrëmujë. PARASHIKIMI: BARAZIM

LENNOX LEWIS: Unë shoh që është një ndeshje shahu në raundet e para, sepse ata kanë stile të ndryshme. Usyk është i vogël dhe i pakapshëm dhe ai ka një stil me të cilin Fury duhet të mësohet dhe të stërvitet dhe besoj se do ta bëjë. Nuk e shoh të jetë nokaut, do të shkojë në pikë. PARASHIKIMI: TYSON FURY.

DEREK CHISORA: Tyson duhet të boksojë siç bëri kundër Deontay Wilder herën e dytë, kur ishte më i rëndë dhe më kërcënues. Tre raundet e para do të jenë të vështira, por më pas mendoj se Tyson do ta çojë luftën në Usyk. Unë jam duke mbështetur britanikun. PARASHIKIMI: TYSON FURY

MIKE TYSON: Unë jam duke shkuar drejt Tyson Fury sepse mendoj se ai thjesht do ta mposht atë. Ai do ta arrijë atë dhe do ta mposhtë. Duhet të shkoj me Furyn. Mendoj se ai është luftëtari më i mirë në botë , veçanërisht në kategorinë e peshave të rënda. PARASHIKIMI: TYSON FURY

EVANDER HOLYFIELD: Usyk është në gjendje të hedhë më shumë grushta, ai do të godasë shumë dhe është një djalë i ndërlikuar. Lufta shkon gjithmonë në favor të atij që përshtatet si duhet, prandaj kam vënë bast gjithmonë te Usyk. PARASHIKIMI: OLEKSANDR USYK

CONOR MCGREGOR : Usyk është një boksier dinak. Nëse dikush mund ta bëjë atë, ndoshta Usyk mund ta bëjë atë. Tyson është gjithashtu një boksier dinak, plus ai ka përmasat. Tyson është një njeri i vështirë për t’u mposhtur në arenën e boksit . PARASHIKIMI: I pasigurt

FRANK WARREN: Kjo po ndodh dhe është një luftë e jashtëzakonshme. Tyson po lufton me dikë që ka bërë gjithçka si një olimpik, ndoshta pesha më e mirë e brezit të tij dhe ai ka qenë një peshë e rëndë për më shumë se katër vjet. PARASHIKIMI: TYSON FURY

EDDIE HEARN: “Unë mendoj se [shtyrja] do të ndihmojë Fury-n për sa i përket gjendjes fizike, ai duket në formë të shkëlqyer. Pashë një video të Usyk një ditë tjetër, ai duket në formë të jashtëzakonshme. Kam ndryshuar mendje përsëri, triumfon Fury: Parashikimi TYSON FURY

RYAN GARCIA: Parashikimi i saktë është se do të jetë një vendim me 12 raunde, një luftë shumë e ngushtë, por unë mendoj se Fury është shumë i mirë. Fury e ka atë energji, ai duket i mrekullueshëm. Usyk, një luftëtar ferri, por Fury është njeriu i fitores. PARASHIKIMI: TYSON FURY

WLADIMIR KLITSCHKO: Besoj tek aftësitë teknike që ka Oleksandr Usyk, besoj shumë se ai do ta fitojë këtë meç.

Related Articles