Nga nesër në shkollat e Prishtinës fillojnë vizitat shëndetësore për nxënësit

Nga nesër në shkollat e Prishtinës fillojnë vizitat shëndetësore për nxënësit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga nesër në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shëndetësisë do të  fillojnë vizitat sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të kryeqytetit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këto vizita realizohen nga stafi i kujdesit parësor shëndetësor dhe organizohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.

“Vizitave sistematike i u nënshtrohen të gjithë nxënësit nga klasa e parë, pestë dhe klasa e nëntë. Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate”.

“Për të parë nga afër fillimin e këtyre vizitave, drejtori i Shëndetësisë,Izet Sadiku, dhe drejtorja e Arsimit, Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali nesër, me datë 1 nëntor, duke filluar nga ora 09:00”, thuhet në njoftim.

Related Articles