Nga një muaj paraburgim tre serbëve të arrestuar për krime lufte

Nga një muaj paraburgim tre serbëve të arrestuar për krime lufte

Ka përfunduar seanca ndaj tre serbëve të arrestuar ditën e djeshme si të dyshuar për krime lufte.

Gjykatësi ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të treve, njofton klankosova, përcjellë Gazeta Enigma.

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës lëshuan një komunikatë të përbashkët, ku njoftuan se janë arrestuar tre serbë nën dyshimin për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, u tha në njoftimin e djeshëm.

Related Articles