Nga OVL-UÇK i reagojnë Nasim Haradinajt i cili akuzoi Hysni Gucatin për keqpërdorime: Trillime

Nga OVL-UÇK i reagojnë Nasim Haradinajt i cili akuzoi Hysni Gucatin për keqpërdorime: Trillime

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”.

Në një adresim dërguar mediave, thuhet se Ramadan Gashi aso kohe ka qenë sekretar dhe nuk ka apsur asnjë keqpërdorim.

Akuzat e Nasim Haradianjt nga kjo OVL i quajnë si “trillium”. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Sot pashë me keqardhje se si në një studio televizive, Nasim Haradinaj i cili pa ose me vetedije lëshoi disa akuza të ulëta, të pavërteta dhe fund e krye dashakeqe ne drejtim të Kryetarit të  OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.Të aludosh se kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, qenka zënë “duke vjedhur” dhe se sekretari qenka larguar nga puna për këtë arsye, është jo vetëm një trillim me dashje, por një fyerje për çdo normë morale e njerëzore.

​Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqperdorim në OVL UCK.

Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron.

​Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së. Inatet personale, mllefet e papjekura dhe etja për vemendje mediale duhet të lihen anash kur flitet për organizatën dhe njerëzit që i kanë dalë zot këtij vendi.

​E vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të ndryshohet nga askush,nuk nund ti pershtatê askuj cfardo pretendemi që ka dhe se une me kompetenc e argumentoj dhe e mbroj para cdo individi apo institucioni se Organizata ka vepruar sipas Ligjit dhe se nuk ka asgjë për të thënë askush lidhur me punën dhe poziten time.

Related Articles