Më 25 prill të vitit 2022, i dyshuari D.O., në Prizren, dyshohet se ka ngacmuar dhe sulmuar një të mitur.
Kamera sigurie në afërsi kanë kapur pamje të të dyshuarit – një burrë, fytyra e të cilit tashmë figuron në dosjen e hetimeve, por ende pa emër.
Për ta çuar drejtësinë përpara, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizimin që kjo fotografi të bëhet publike.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve: nëse e njihni këtë person, nëse keni parë diçka, dëgjuar diçka – telefononi 192, shkruani në rrjetet zyrtare të Policisë, ose drejtohuni në stacionin më të afërt.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij”.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend”, thuhet në njoftimin e policisë.