Një grua nga Graçanica ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi ishte ngacmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se derisa ishte në vendin e saj të punës është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.