Ngacmoi seksualisht një grua me probleme të shëndetit mendor, arrestohet burri në Fier

Ngacmoi seksualisht një grua me probleme të shëndetit mendor, arrestohet burri në Fier

Është arrestuar një burrë në Fier, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare.

21-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles