Ngërçi në Kuvend, ambasadori gjerman: Situatë depresvie, Kosova s’e ka luksin për një ngecje të tillë

Ngërçi në Kuvend, ambasadori gjerman: Situatë depresvie, Kosova s’e ka luksin për një ngecje të tillë

Mos konstituimi i Kuvendit dhe bllokada insitucionale e krijuar tamni e disa javë po ngjall shqetësim te përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dështimit të 33-të me radhë për formimin e institucioneve, duke e cilësuar këtë si një situatë “depresive”.

“Ne shpresojmë për një zgjidhej të shpejtë për formimin e institucioneve, është hera e 33-të që nuk ka ndodhur konstituimi, për mua më duket situatë depresive, është situatë depresive edhe për kandidaten, edhe për reputacionin e vetë Kuvendit si dhe shumë depresive për popullin”, tha Rohde për RTK.

Diplomati gjerman shtoi se Kosova, me këtë ngecje, po rrezikon të mbetet pas në zhvillim dhe të vetizolohet në arenën ndërkombëtare. “Kosova nuk e ka luksin e një ngecjeje të tillë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ka dalë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili e quajti këtë situatë “frustruese”. Sipas tij, Franca ka nevojë për një partner institucional funksional në Kosovë, që të ecin përpara projektet dhe bashkëpunimet bilaterale.

Related Articles