Ditën e sotme është organizuar sërish një protestë para ministrisë së Brendshme, e paralajmëruar nga qytetarët ditën e premte nëse kryeministri Edi Rama nuk do të shkarkonte ministrat, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.
Po ashtu qytetarët kanë kërkur dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Protesta vijonë si reagim i njerëzve, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një vajzë 7-vjeçare.
Protesta është thirrur nga shoqëria civile, teksa është mbështetur edhe nga PD dhe Partia e Lirisë. Në protestën e 4 gushtit, qytetarët protestuan para minsitrisë së Brendshme, por më pas protestuesit u zhvendosën para Kryeministrisë dhe Presidencës.