Detaje nga ngjarja tragjike në Gjermani: Burri nga Rahoveci vret gruan dhe telefonon djalin për t’i treguar

Detaje nga ngjarja tragjike në Gjermani: Burri nga Rahoveci vret gruan dhe telefonon djalin për t’i treguar

Të mërkurën e 19 marsit, një vrasje ka ndodhur në qytetin Thannhausen në Gjermani, raporton Gazeta “Enigma”.

Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Sipas burimeve të Reporterit çifti është nga Rahoveci. Inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N, ndërsa të viktimës L.N.

Sipas mediave në Gjermani të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, dorasi kishte thirrur me telefon djalin e tij dhe i kishte thënë se “ta vrava nënën”. Më pas djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente kishte shkuar në vendngjarje.

Related Articles