Ngjarja tragjike në Jabllanicë, Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës për sot

Ngjarja tragjike në Jabllanicë, Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës për sot

Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për sot për shkak të rastit tragjik që ndodhi dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti, vdiqën tre fëmijë, raporton Gazeta “Enigma”.

Njoftimin e bëri njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni Eman Rrahmani.

“Njoftojmë opinionin që me rastin e kësaj ngjarje të rëndë e tragjike me përmasa kombëtare kemi anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme”, ka shkruar Rrahmani. /Gazeta Enigma/

Related Articles