Ngjarje e rëndë në Finlandë: Deputeti vetëvritet në Parlament

Ngjarje e rëndë në Finlandë: Deputeti vetëvritet në Parlament

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Parlamentit të Finladës, ku një deputet i saj ka vrarë veten.

Bëhet fjalë për politikanin Eemeli Peltonen, 30 vjeç, konfirmon media vendase Iltalehti.

Peltonen, mori raport mjekësor në muajin qershor. Vetëm një javë më parë, deputeti u shpreh për gazetën Keski – Uusimaa se do të ishte ende nën leje mjekësore dhe për të paktën javën e ardhme, pa dhënë detaje lidhur me gjendjen e shëndetit të tij.

Po në qershor, Peltonen u shpreh në rrjete sociale se kishte marrë trajtim për problemet me veshkat. Ai tha se planifikonte të qëndronte në rikuperim të plotë nga sëmundja e tij.

Sakaq, ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar vetëvrasjen e deputetit.

Eemeli Peltonen ishte në mandatin e tij të parë në Parlament. Ai u zgjodh nga zgjedhjet e vitit 2023, me 5 mijë e 747 vota.

Peltonen ishte anëtar i Komitetit Administrativ dhe Komitetit Ligjor të Parlamentit, ashtu sikurse dhe këshilltar i qyretit të  Järvenpää.

Ai u zgjodh në këshillin bashkiak si anëtar, për herë të parë në moshën 18-vjeçare me 153 vota. 

Related Articles