Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në Istog.
Raportohet se një person ka rënë në greminë në Studenicë në Istogut.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, dy shokë kanë qenë duke ecur në një zonë të thellë të Studenicës kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë.
Personi që shoqëronte të aksidentuarin e ka lajmëruar Policinë e Kosovës.
Burimet e indeksonline bëjnë të ditur se D.R janë inicialet e personit që po kërkohet në humnerë.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur”, tha Gashi.
“Te shohim tutje se çka do të rezultojë në këtë rast”, shtoi ai.