Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në kategorinë e pestë të futbollit spanjoll.
Një tifoz humbi jetën për shkak të rrëzimit të një reklame “gjigante” në stadium, njoftojnë mediat lokale.
Sipas gazetave iberike, shkak për rrëzimin e objektit ka qenë era e fortë.
Tragjedia ndodhi në minutën e 80-të. Gjithashtu raportohet se një person tjetër është në gjendje kritike.